Transmetuar më 10-07-2026, 21:58

TIRANË – Qytetarët pjesëmarrës në protestë kanë mbyllur fjalimet para godinës së Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes ndër vite.

Gjatë fjalimeve, qytetarët kanë ripërsëritur kërkesat e tyre, ku në krye qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë kërkuar gjithashtu krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar edhe slogane kundër qeverisë, përfshirë thirrjen “Ju erdhi fundi”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit