Transmetuar më 10-07-2026, 21:05

DIBËR – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës të Policisë së Dibrës, i cili dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit nga banesa të një personi që ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ishte në proces ekstradimi drejt Gjermanisë.

Në pranga është vënë shtetasi M.G., 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër. Ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, arrestimi është kryer në prani të prokurorit të gatshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se efektivi dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme pas largimit të shtetasit Amir Muaremi nga banesa, ku ai po vuante masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një procedure ekstradimi drejt Gjermanisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit