

TIRANË – Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka hyrë këtë të premte në ditën e saj të 41-të. Si çdo mbrëmje, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, përpara se të marshonin drejt godinës së Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë artikuluar thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar. Më pas, ata u ndalën përpara Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe vijuan protestën.
Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Gjatë tubimit u njoftua gjithashtu se për datën 11 korrik është paralajmëruar zhvillimi i një proteste më të madhe, e thirrur nga aktivisti Arben Kola.
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.





Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






