Transmetuar më 10-07-2026, 20:25

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone ironike ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka publikuar një video nga samiti, ku kryeministri Rama shfaqet i ulur në tryezën e liderëve të vendeve anëtare të Aleancës. Në pamje duket edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ndodhet pas Ramës, teksa bisedon me drejtues të tjerë pjesëmarrës në samit.

Duke shoqëruar videon me një koment kritik, Berisha shkruan: “Kur bëhesh kloun, edhe këtë e ke pak!”.

Reagimi i liderit të opozitës vjen pas përfundimit të samitit të NATO-s në Ankara, ku morën pjesë krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare të Aleancës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit