

SHKODËR – Mediat kanë publikuar foton e Bardhe Ziçit, 54-vjeçares e cila humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu, ngjarje për të cilën është arrestuar bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes bashkëshortëve, i cili lidhej me një telefon celular. Hetimet paraprake tregojnë se, pas konfliktit, 56-vjeçari dyshohet se mori armën e gjahut dhe qëlloi bashkëshorten në oborrin e banesës, duke i shkaktuar vdekjen.
Burime bëjnë me dije se ceremonia mortore për viktimën do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 12:00.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






