Transmetuar më 10-07-2026, 19:48

FIER – Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e njohur si “Kthesa e Qarrit”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një pasagjer ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit