

VLORË – Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje, teksa ishte në lëvizje në rrugën drejt fshatit Kaninë, në Vlorë.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, zjarri ka qenë me intensitet të lartë, duke bërë që automjeti të shkrumbohet pothuajse plotësisht brenda pak minutash.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë, përpara se flakët të përfshinin mjetin.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen nga autoritetet kompetente.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






