Transmetuar më 10-07-2026, 18:41

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u dhuroi liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga një revolver të personalizuar me emrin e secilit, në përfundim të samitit të Aleancës.

Mes përfituesve të kësaj dhurate ishte edhe kryeministri Edi Rama. Sipas raportimeve, revolveri i dhuruar nga Presidenti Erdogan do të vendoset në muzeun e dhuratave zyrtare që ndodhet në ambientet e Kryeministrisë.

Bëhet fjalë për modelin turk Sarsılmaz SR 38, një revolver me tambur me kapacitet prej gjashtë fishekësh, i projektuar për të përdorur municionet .357 Magnum dhe .38 Special.

Arma është e pajisur me mekanizëm me veprim të dyfishtë (double action) dhe është prodhuar prej çeliku të farkëtuar, duke kombinuar karakteristika teknike të qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit