Transmetuar më 10-07-2026, 13:42

SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në qytetin e Lushnjës.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dërgimin për gjykim të Ardjan Ahmetajt, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit. Ndërkohë, për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin është kërkuar pushimi i çështjes, për shkak të pamjaftueshmërisë së provave.

Sipas hetimeve, Ardjan Ahmetaj dyshohet se ka pasur rol ndihmës në ngjarjen e 1 tetorit 2019, kur Besnik Hida u vra në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë, teksa ndodhej duke pirë kafe.

Autori ose autorët që qëlluan ndaj 40-vjeçarit nuk janë identifikuar ende nga Prokuroria e Posaçme, pasi në momentin e ngjarjes kanë qenë të maskuar.

Për këtë arsye, SPAK ka veçuar rolin e Ahmetajt si person i dyshuar se ka ndihmuar në realizimin e krimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit