Transmetuar më 10-07-2026, 11:38

SHKODËR, 10 Korrik 2026 – Detaje të reja dhe tronditëse janë zbardhur nga vrasja e Bardhe Ziçit në Shkodër, ku përmes pamjeve të kamerave të sigurisë është dokumentuar skena e plotë e krimit.

Policia ka sekuestruar sistemin e monitorimit të banesës së çiftit Shtjefën dhe Bardhe Ziçi, ku shfaqet qartë dinamika dhe gjakftohtësia e autorit 62-vjeçar gjatë kryerjes së aktit të rëndë.

Në pamjet filmike të sekuestruara nga grupi hetimor, 62-vjeçari shihet teksa lëviz me qetësi brenda mjediseve të shtëpisë, merr armën e gjahut dhe afrohet pranë derës kryesore të oborrit.

Pasi hap derën dhe vëzhgon ambientin jashtë për të parë nëse ka kalimtarë, ai kthehet dhe qëllon për vdekje bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Pas kryerjes së krimit, Shtjefën Ziçi nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u larguar nga vendngjarja, por ka pritur mbërritjen e forcave të rendit për t’u vënë në pranga.

Në momentet e para arrestimit, autori i dyshuar i ka thënë grupit hetimor në vendngjarje se nuk është penduar dhe sepse kam vrarë gruan time, por kjo nuk është ende një dëshmi zyrtare e autorit por vetëm fjalë të thëna në momentin e arrestimit.

Pala mbrojtëse hedh poshtë dyshimet e policisë për xhelozi duke i qëndruar faktit se vrasja ishte aksidentale.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur pasi 55-vjeçarja ka marrë një telefonatë në celularin e saj, e cila dyshohet se mund të ketë qenë nga fëmijët (djali që jeton në Kanada ose vajza) ose të afërm të tjerë.

Ky moment ka provokuar reagimin ekstrem të bashkëshortit, i cili ka marrë armën dhe ka ekzekutuar gruan në pragun e banesës së tyre në Unazën Lindore.

Ndaj shtetasit Shtjefën Ziçi, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzën për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, kod ky që parashikon si masë maksimale dënimi burgimin e përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të 9 korrikut në unazën lindore të Shkodrës.

Taksisti Shtjefën Ziçi pas një debati me gruan e tij Bardhe Ziçi në një dyqan që kishin afër shtëpisë, u fut në banesë, mori çiften dhe qëlloi dy herë ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë të çiftit në fjalë.

55-vjeçarja tentoi që të ikte për të shpëtuar por dy plumbat e çiftes i morën jetën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit