

KURBIN, 10 Korrik 2026 – Është siguruar fotoja e shtetasit Emiljan (alias Artur) Suti, i cili është shpallur në kërkim zyrtar nga Policia e Shtetit si autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Ilir Lika (Gjini), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit.
Burime nga terreni saktësojnë se i dyshuari kishte lidhje fqinjësie me viktimën.
Sipas dinamikës së zbardhur nga hetimet, Suti ka pritur që 40-vjeçari të zbriste nga automjeti i tij dhe e ka qëlluar atë me një breshëri prej shtatë plumbash në momentin që po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet ky shtetas, në operacionin mbarëkombëtar për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat e Sigurisë Kombëtare.
Nga verifikimet në sistemin e të dhënave të policisë, Emiljan Suti rezulton një person me precedentë të theksuar kriminalë.
Ai ka qenë i dënuar më parë në Belgjikë për veprën penale të vjedhjes, ndërsa në Shqipëri ka vuajtur një dënim prej 5 vitesh burgim për "kanosje për shkak të detyrës".
Autoritetet po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe prangosjen e tij.

Emiljan (alias Artur) Suti
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






