

KURBIN, 10 Korrik 2026 – Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të atentatit të rëndë të regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika (Gjini). Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së provave në skenën e krimit, strukturat hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin Emiljan Suti, si autorin kryesor të dyshuar për këtë ngjarje.
Sipas informacioneve zyrtare, forcat e rendit kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë për lokalizimin dhe prangosjen e të dyshuarit. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur plotësisht motivet dhe dinamikën e plotë të këtij krimi.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






