

FRANCË, 10 Korrik 2026 – Thatësira e rëndë dhe vala historike e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore po lënë pasoja katastrofike në mjedis. Lumi Loire, më i gjati në vend dhe një nga arteriet më të njohura ujore në Evropë, ka pësuar një rënie drastike të nivelit të ujit, duke u shndërruar në zona të gjera me rërë që ngjasojnë me një peizazh shkretinor.
Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, atje ku dikur rridhte ujë me intensitet, sot shtrihen hapësira të gjera rëre, ndërsa në shtratin e lumit kanë mbetur vetëm pellgje të vegjël me ujë të ndenjur.
Lumi Loire, i cili ka një gjatësi prej afërsisht 1,000 kilometrash dhe mban titullin e lumit më të madh në Francë, po përballet me një krizë të paprecedentë ekologjike. Temperaturat ekstremisht të larta të zgjatura dhe mungesa akute e reshjeve gjatë muajve të fundit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike dhe të pakthyeshme imazhin e tij tradicional.



Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






