

SPANJË, 10 korrik 2026 – Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu pasditen e së enjtes në provincën e Almerias, në rajonin e Andaluzisë, ka shkaktuar vdekjen e 12 personave, ndërsa autoritetet vijojnë operacionet për izolimin e flakëve.
Sipas autoriteteve spanjolle, disa prej viktimave u gjetën të pajeta brenda automjeteve të tyre, ndërsa numri i të vdekurve u rrit nga gjashtë në 12 gjatë orëve të mbrëmjes. Zjarri shpërtheu në zonën e Los Gallardos, ndërsa viktimat e para u raportuan në komunën e Bédar.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe falënderoi ekipet e emergjencës për angazhimin e tyre, duke u bërë thirrje të vijojnë punën me kujdes maksimal në kushtet e rrezikut të lartë.
Rreth 150 zjarrfikës, të mbështetur nga mjete tokësore, punuan gjatë gjithë natës për të vënë flakët nën kontroll. Në operacion pritet të angazhohet edhe Njësia Ushtarake e Emergjencave (UME), e specializuar në përballimin e fatkeqësive natyrore.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, autoritetet urdhëruan evakuimin e disa zonave të banuara. Një grua me djegie dhe një person tjetër u transportuan në spital, ndërsa katër persona morën ndihmë mjekësore në vendngjarje për probleme me frymëmarrjen. Disa të tjerë pësuan lëndime të lehta nga flakët.
Rreth 50 banorë kaluan natën në një qendër kulturore të përshtatur si strehim i përkohshëm, ndërsa disa segmente rrugore u mbyllën për arsye sigurie. Shërbimet e emergjencës raportuan se kanë marrë mbi 150 telefonata nga qytetarët.
Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga rënia e një kablloje pranë rrugës kombëtare N-340A, çka favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve në zonën pyjore. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes.
Spanja po përballet me një valë të re të temperaturave ekstreme, me disa zona të Andaluzisë të vendosura në nivel alarmi portokalli. Temperaturat që tejkalojnë 40 gradë Celsius, të lidhura me ndryshimet klimatike, kanë rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre pyjore.
Në fund të muajit maj, qeveria spanjolle njoftoi angazhimin e numrit më të madh të forcave të emergjencës për sezonin veror të zjarreve. Ditët e fundit, vendi është përballur edhe me disa vatra të tjera, përfshirë një zjarr në Katalonjë që përfshiu mbi 20 mijë hektarë pranë zonës turistike të Costa Brava, i cili tashmë është vënë nën kontroll.
Dozen people killed in southern Spain wildfire, officials said. pic.twitter.com/bzspEfINem
— Open Source Intel (@Osint613) July 10, 2026
At least 12 people killed, 6 injured in Los Gallardos, Spain wildfire, officials say. pic.twitter.com/2jO5ve6o8C
— AZ Intel (@AZ_Intel_) July 10, 2026
Aerial footage captures the devastating wildfire that continues to rapidly spread across Los Gallardos in southern Spain.
Follow Press TV on Telegram: https://t.co/h0eMpigtxM pic.twitter.com/v87H9Rbh2N
— PressTV Extra (@PresstvExtra) July 10, 2026
🔥 TRAGEDIA POR INCENDIO FORESTAL EN ALMERÍA, ESPAÑA 🔥
Un incendio forestal en Los Gallardos, Almería, España, dejó al menos 12 personas fallecidas y obligó a evacuar a vecinos de varias zonas afectadas. Las llamas avanzaron con rapidez y alcanzaron viviendas cercanas.… pic.twitter.com/BwLak3Tf3X
— Nuestro Diario (@NuestroDiario) July 10, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






