

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së premte, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit meteorologjik, në orët e mesditës pritet të ketë kalime të pakta vranësirash, pa ndikuar ndjeshëm në kushtet e motit.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe deti Jon do të paraqiten të qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






