Transmetuar më 09-07-2026, 23:12

Policia ka dhënë informacionin paraprak lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin, ku një 40-vjeçar u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në qytetin e Kurbinit, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, rreth 40 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka ndërruar jetë gjatë transportimit për shkak të plagëve të marra.

Viktima përveç emrit Ilir Gjini kishte dhe emrat Ilir Lika, Ilir Kokaj dhe Ilir Nure.

Pak pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për mbledhjen e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Hetimet vijojnë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit