

Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.
Viktima është identifikuar si Ilirjan Lika, 40 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar pranë portës së banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të kryer veprimet hetimore.
Grupi hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave, zbardhjen e dinamikës së ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe përcaktimin e motivit të këtij krimi.
Priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për rrethanat e vrasjes.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






