Transmetuar më 09-07-2026, 23:00

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e krimit kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e motivit që çoi në këtë atentat.

Priten detaje të mëtejshme nga Policia e Shtetit lidhur me dinamikën e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit