

Në protestën e zhvilluar në Tiranë, organizatorët shpërndanë hallvë si një akt simbolik në ditën e 40-të të tubimeve qytetare.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin: "Të 40-at e vdekjes së frikës së shqiptarëve ndaj klasës së kalbur politike 36-vjeçare në Shqipëri", duke e paraqitur hallvën si simbol të "fundit të frikës" dhe të vazhdimit të angazhimit të tyre qytetar.
Sipas organizatorëve, hallva u prit pozitivisht nga shumë pjesëmarrës, të cilët e interpretuan gjestin si një shprehje të shpresës për liri dhe ndryshim.
Në vendngjarje, protestuesit ua ofruan hallvën edhe efektivëve të Policisë së Shtetit të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit. Megjithatë, sipas organizatorëve, efektivët nuk pranuan ta provonin.
Foto-galeria sjell momente nga kjo protestë, ku krahas pankartave dhe marshimit, vëmendje tërhoqi edhe ky gjest simbolik i organizatorëve.















Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






