Transmetuar më 09-07-2026, 20:41

Një grup studentësh të pranishëm në protestën e zhvilluar në Tiranë ka zgjedhur një formë simbolike për të shënuar ditën e 40-të të tubimeve, duke shpërndarë hallvë për pjesëmarrësit.

Sipas tyre, gjesti lidhet me simbolikën e "të 40-tave" dhe përfaqëson, jo një humbje, por "vdekjen e frikës" dhe vendosmërinë për të vijuar protestën.

"Hallva simbolizon fundin e frikës tek ne. Ne do të vazhdojmë të protestojmë deri sa kërkesat tona të dëgjohen", u shprehën disa prej studentëve të pranishëm.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 40-të, ka mbledhur qindra qytetarë në kryeqytet. Pjesëmarrësit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke bërë thirrje për ndryshime politike.

Organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit