Transmetuar më 09-07-2026, 20:14

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, duke rritur kompensimin për orët shtesë të punës, turnet e natës, si edhe angazhimin gjatë ditëve të pushimit dhe festave zyrtare.

Lajmi u bë i ditur nga Besfort Lamallari, i cili përmes një reagimi publik theksoi se vendimi synon të garantojë një trajtim më të drejtë dhe më motivues për punonjësit e këtij shërbimi.

Sipas Lamallarit, akti i miratuar vendos gjithashtu standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë, duke synuar përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e motivimit për personelin që përballet çdo ditë me situata emergjente.

Ai e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm në përmbushjen e angazhimit të qeverisë për të mbështetur dhe forcuar Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

Sipas tij, efektivët e këtij shërbimi kryejnë një rol jetik në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, duke u përballur vazhdimisht me rreziqe dhe situata emergjente, ndaj edhe përmirësimi i trajtimit financiar përbën një vlerësim konkret për punën e tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit