

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, në kuadër të koncertit të artistit Kanye West (YE), i planifikuar të zhvillohet më 11 korrik në zonën e Kasharit, do të zbatohen kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 07:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e "Eiffel" deri te "Casa Italia". Ky segment do të jetë i aksesueshëm vetëm me sens daljeje për subjektet që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë.
Po në të njëjtin interval kohor do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës Durrës–Tiranë në rrethrrotullimin e "Casa Italia".
Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentet:
"Casa Italia" – rruga "Pavarësia" – rruga "Sokrat Miho"; Rruga "Sokrat Miho" – rruga "Kasem Shima" – rruga "7 Nëntori", segment i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Policia bën me dije se edhe në aksin nga Ura e Institutit deri te "Casa Italia" mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit të sigurt të aktivitetit.
Gjatë orareve të kufizimeve, akses në zonat e bllokuara do të kenë vetëm automjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre paraprakisht, të përdorin akse alternative dhe të respektojnë udhëzimet e efektivëve të Policisë të angazhuar në terren.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.
Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.
Policia e Tiranës Kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






