

Një operacion i Prokurorisë së Durrësit ka çuar në ekzekutimin e 12 masave të sigurisë ndaj zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave privatë, të dyshuar për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave shtetërore përmes dokumenteve të falsifikuara.
Sipas hetimeve, çështja lidhet me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, ku dyshohet se, në bashkëpunim, janë kryer procedura të paligjshme për kalimin e sipërfaqeve të tokës shtetërore në pronësi private.
Me vendim të Gjykatës së Durrësit janë caktuar masa të ndryshme sigurie, që variojnë nga "arrest në burg", "arrest në shtëpi" dhe "detyrim për paraqitje".
Me masën "Arrest në burg" janë lënë:
Ramazan Sheshi, i dyshuar për veprat penale "Mashtrim", "Falsifikim dokumentesh" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale"; Adrian Kona, i dyshuar për "Falsifikim dokumentesh" dhe "Shpërdorim detyre"; Bledar Zerba, i dyshuar për "Falsifikim dokumentesh" dhe "Shpërdorim detyre"; Rovin Zeqja, i dyshuar për "Falsifikim dokumentesh" dhe "Shpërdorim detyre".
Me masën "Arrest në shtëpi" janë lënë:
Shaqir Sheshi; Viktor Mataj; Arianit Mataj; Besnik Xhafa.
Këta persona dyshohen për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve".
Me masën "Detyrim për paraqitje" janë lënë:
Fiqeret Xhafa, e dyshuar për "Mashtrim", "Falsifikim dokumentesh" dhe "Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale"; Jonida Mergeja, e dyshuar për "Shpërdorim detyre"; Leandro Dervishi, i dyshuar për "Shpërdorim detyre"; Artur Çobani, i dyshuar për "Shpërdorim detyre".
Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar të tjetërsimit të pronave, si dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej personave nën hetim në procedurat e regjistrimit dhe kalimit të pronësisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






