

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Lipovec të Gjakovës, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij pas një konflikti për disa vegla pune.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut, rreth orës 06:00. Viktima, një 45-vjeçare me inicialet S.A., ka deklaruar se djali i saj kishte marrë një set veglash pune nga banesa me qëllim për t’i shitur, ndërsa ajo ishte përpjekur ta ndalonte.
Gjatë konfliktit, i mituri dyshohet se e ka goditur me grusht në stomak dhe më pas është larguar nga banesa duke marrë me vete veglat e punës.
Sipas dëshmisë së 45-vjeçares, nuk ishte hera e parë që djali tentonte të shiste sende nga shtëpia.
Megjithëse u godit, gruaja nuk ka pësuar lëndime të dukshme dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor. Ajo u ka deklaruar autoriteteve se nuk ndihet e rrezikuar dhe nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje apo strehim.
Rasti është proceduar nga autoritetet, të cilat po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






