

Një e afërme e familjes Ziçi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 55-vjeçarja Bardhe Ziçi humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, dyshohet si autor i krimit.
Në një prononcim për mediat, Zoje Nika e përshkroi lajmin si një tronditje për të afërmit dhe banorët e lagjes, duke theksuar se çifti njihej si njerëz të qetë, të respektuar dhe pa probleme në familje.
"Kurrë nuk kemi parë diçka të keqe prej tij. Ka qenë njeri i mirë dhe i ndershëm. Edhe gruaja ishte shumë e respektuar, nuk besoj se ka njeri në këtë lagje që mund të thotë një fjalë të keqe për të," u shpreh ajo.
Sipas Nikës, mes bashkëshortëve nuk kishte pasur konflikte të njohura, ndërsa shtoi se e kishte vizituar shpesh familjen.
"Debate nuk kanë pasur kurrë. Kam qenë shpesh në shtëpinë e tyre dhe gjithmonë i kam parë duke jetuar në harmoni. Na erdhi shumë keq për këtë familje, sidomos për fëmijët," tha ajo.
Dëshmia e të afërmes bie në kontrast me ngjarjen tragjike që tronditi Shkodrën, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e vrasjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






