Transmetuar më 09-07-2026, 16:07

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën kodrinore të fshatit Babicë, në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim për banorët e zonës.

Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar drejtpërdrejt disa banesa pranë vatrës së zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pemtari dhe ullishte, duke shkaktuar dëme materiale. Mes dëmeve të raportuara janë edhe disa rrënjë ullinjsh të djegura.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ndërhynë forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës, të cilat, pas rreth një ore pune intensive, arritën të izolonin dhe të shuanin plotësisht flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, për të shmangur zjarret që mund të rrezikojnë jetën, pronën dhe mjedisin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit