Transmetuar më 09-07-2026, 15:08

Është publikuar fotoja e autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën mesditën e së enjtes.

Bëhet fjalë për Shtjefën Ziçin, 62 vjeç, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe.

Krimi ndodhi rreth orës 13:00 në zonën e Unazës Lindore të Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake, 62-vjeçari dyshohet se përdori një armë gjahu, duke i shkaktuar vdekjen bashkëshortes.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit