Transmetuar më 09-07-2026, 12:24

KORÇË – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një person mbeti i plagosur rëndë pas një konflikti me armë të ftohta. Ngjarja ka ndodhur specifikisht në afërsi të shkollës “Demokracia”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i dëmtuari nga ky konflikt është shtetasi Rigels Janaqi. Ai ka marrë dëmtime të rënda në zonën e qafës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha.

Arrestohet autori

Policia ka reaguar menjëherë duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të dyshuar të sulmit. Ai është shtetasi Gëzim Ramka.

Nga të dhënat e para hetimore, rezulton se shtetasi Gëzim Ramka vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar në mjediset e komisariatit vendor të policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt të përgjakshëm.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit