

KORÇË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.
Për pasojë, njëri prej të rinjve ka marrë plagë të rënda nga goditjet me thikë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i dëmtuari nga ky konflikt është shtetasi Rigels Janaqi.
Ai është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia ka reaguar duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të dyshuar të sulmit. Ai është shtetasi Gëzim Ramka.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






