Transmetuar më 09-07-2026, 11:21

ARIZONA, SHBA – Një ngjarje e jashtëzakonshme dhe e rëndë ka tronditur shtetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara, ku një fëmijë vetëm 18 muajsh u gjet gjallë në morgun e një spitali, pesë orë pasi mjekët e kishin shpallur zyrtarisht të vdekur.

Sipas dosjes hetimore, incidenti nisi pasi vogëlushi Vincent Lorenzo Fiordilino, u nxor pa ndjenja nga pishina e banesës së familjes së tij. Ekipet e emergjencës nisën menjëherë manovrat e ringjalljes (CPR) në vendngjarje dhe e transportuan me urgjencë fëmijën drejt spitalit.

Sinjalizimi i policisë dhe vendimi i mjekut

Raporti zyrtar i policisë zbulon një detaj mjaft kritik: efektivët e rregullit që shoqëruan foshnjën kishin vënë re shenja jete dhe ua kishin bërë me dije këtë gjë bluzave të bardha. Pavarësisht këtij sinjalizimi, mjeku i urgjencës, Aryan Toosi, e shpalli fëmijën të vdekur rreth një orë pas mbërritjes në spital, duke urdhëruar dërgimin e trupit në morg.

Policia e Gilbertit mbërriti në shtëpi rreth orës 17:30 MST (00:30 GMT), përpara se fëmija të dërgohej në Qendrën Mjekësore Mercy Gilbert dhe të shpallej i vdekur në orën 18:20.

"Nëse nuk ka kundërshtime, do të doja të përcaktoja kohën e vdekjes", tha Toosi, sipas videos së një kamere trupi të oficerit të policisë të siguruar nga një degë lokale e NBC News.

"Ora e vdekjes 18:20. Një moment heshtjeje," tha mjeku.

Një transportues nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Maricopa mbërriti në spital pesë orë më vonë dhe zbuloi se fëmija ende po merrte frymë, sipas policisë.

Kthesa e papritur dhe e mrekullueshme ndodhi rreth pesë orë më vonë. Gjatë procedurave standarde, punonjësit e zyrës së mjekut ligjor konstatuan me stupor se foshnja po merrte ende frymë brenda mjediseve të morgut.

Transporti me helikopter dhe rikuperimi

Sapo u rekuperuan shenjat e jetës, fëmija u transportua me urgjencë mjekësore përmes një helikopteri drejt një spitali tjetër të specializuar. Pas ndërhyrjes intensive të mjekëve atje, pas disa ditësh qëndrimi nën kujdes të rreptë, vogëlushi arriti të rikuperohej plotësisht dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet dhe reagimet zyrtare

Spitali ku ndodhi gabimi fatal ka nisur menjëherë një hetim të thellë të brendshëm për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti që u cilësua si "tepër i rëndë". Protokollet e shpalljes së vdekjes pritet t’i nënshtrohen një rishikimi drastik për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen.

Në një reagim të shkurtër, avokati i mjekut Arian Toussi deklaroi se klienti i tij nuk do të bëjë asnjë koment publik për mediat deri në përfundimin e plotë të hetimeve, duke cituar respektin ndaj privatësisë së familjes së foshnjës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit