

IRAN- Sulmet amerikane ndaj Iranit kanë shkaktuar viktima të reja, duke rritur tensionet në rajon mes përshkallëzimit të konfliktit. Autoritetet iraniane raportojnë se bombardimet kanë goditur zonën perëndimore të vendit, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë në vendngjarje.
Sipas raportimeve të huaja, tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi amerikan në periferi të qytetit të Ahvazit, në provincën Khuzestan. Ministria e Shëndetësisë së vendit bwnw me dije se forcat amerikane kanë sulmuar pesë provinca në dy ditët e fundit, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 78 të tjerë. 47 prej tyre janë ende të shtruar në spital.
Ndërkohë, Irani njoftoi pezullimin e lidhjes hekurudhore Teheran-Mashhad pas sulmeve amerikane, vetëm disa orë para varrimit të Ali Khameneit në qytetin e shenjtë të Mashhadit, në lindje të vendit. Hekurudhat e Republikës Islamike të Iranit ia atribuan pezullimin një sulmi kriminal nga armiku amerikano-izraelit në linjë dhe njoftoi se kishte dërguar ekipe për të riparuar dëmet, sipas televizionit shtetëror. E njëjta media raportoi se po organizohet transporti rrugor për pasagjerët e bllokuar. Izraeli nuk ka marrë pjesë në sulmet e fundit të SHBA-së kundër Iranit
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






