

Vendi do të ndikohet këtë të enjte nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave, kryesisht në zonat malore, ku në intervale të shkurtra mund të regjistrohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor dhe shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në disa momente, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo mund të forcohet deri në 12 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe deti Jon do të paraqiten të qetë, me valëzim të forcës 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet përgjatë bregdetit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






