

Një grup qytetarësh vijuan mbrëmjen e së martës marshimin protestues në Tiranë, duke kaluar edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku u dëgjuan thirrje kundër figurave kryesore të politikës shqiptare, si dhe akuza ndaj opozitës dhe mazhorancës.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kërkuan ndryshim politik dhe largimin e asaj që e cilësuan si "klasa e vjetër politike", duke e konsideruar përgjegjëse për problematikat me të cilat përballet vendi.
Gjatë marshimit u dëgjuan slogane si "Opozitë e shitur", "Rama në burg, Berisha në burg", "Edi Rama jep dorëheqjen" dhe "Ju erdhi fundi". Po ashtu, një pjesë e protestuesve artikuluan edhe thirrje fyese dhe personale ndaj drejtuesve politikë, përfshirë Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Marshimi u zhvillua në kuadër të protestës së paralajmëruar nga organizatorët, ndërsa deri në këto momente nuk janë raportuar incidente të rënda gjatë kalimit të protestuesve pranë selisë së Partisë Demokratike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






