Transmetuar më 08-07-2026, 21:28

Protesta para godinës së Kryeministrisë vijoi edhe këtë të mërkurë, ndërsa një prej pjesëmarrëseve u bëri thirrje bizneseve t’u bashkohen tubimeve kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së saj në podium, protestuesja akuzoi politikën për mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe kërkoi një reagim më të gjerë shoqëror.

"I bëj thirrje të gjitha bizneseve t’i mbyllin aktivitetet dhe të dalin këtu në shesh, që t’i largojmë sa më parë. Politikanët nuk po i përgjigjen popullit të tyre, por po i përbuzin qytetarët", u shpreh ajo.

Në vijim të fjalës së saj, protestuesja ngriti shqetësime për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, duke pretenduar se qytetarët nuk kanë akses në shërbime me standardet e nevojshme.

Ajo përmendi edhe kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar:

"Edi Rama fëmijën e vet e kuron jashtë vendit, ndërsa fëmijëve tanë u thuhet t’i mbajmë në Shqipëri sepse paska kushte. Por këtu nuk ka kushte."

Deklaratat u bënë gjatë ditës së 39-të të protestës para Kryeministrisë. Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim nga institucionet apo nga Kryeministria lidhur me këto pretendime.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit