Transmetuar më 08-07-2026, 20:39

8 Korrik 2026

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka refuzuar sërish idenë e vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për vendosjen e kontrollit të SHBA-së mbi ishullin, duke theksuar se vetëm qytetarët e Groenlandës kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e territorit.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Nielsen u shpreh se deklaratat e përsëritura për marrjen nën kontroll të Groenlandës nuk do të ndryshojnë qëndrimin e autoriteteve vendase.

"E ardhmja e Groenlandës vendoset nga ne në Groenlandë dhe jo nga të tjerët. Thirrjet e përsëritura për marrjen ose kontrollin e vendit tonë nuk e ndryshojnë këtë", deklaroi ai.

Reagimi erdhi pasi Donald Trump, gjatë Samitit të NATO-s, përsëriti se Groenlanda ka rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe se Uashingtoni duhet të ketë kontroll mbi ishullin.

Deklaratat e presidentit amerikan kanë nxitur reagime edhe nga Danimarka. Kryeministrja Mette Frederiksen ritheksoi se pozicioni i Kopenhagës mbetet i pandryshuar, duke nënvizuar se Groenlanda nuk është në shitje.

"Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për këtë çështje është i qartë, por edhe pozicioni ynë ka qenë i pandryshuar gjatë gjithë kohës. Groenlanda nuk është në shitje", u shpreh Frederiksen.

Donald Trump ka shfaqur edhe më parë interes për Groenlandën, duke argumentuar se pozicioni gjeografik dhe burimet natyrore të ishullit e bëjnë atë një territor me rëndësi të veçantë strategjike. Megjithatë, autoritetet e Groenlandës dhe Danimarkës kanë refuzuar vazhdimisht çdo mundësi për transferimin e sovranitetit ose shitjen e territorit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit