Transmetuar më 08-07-2026, 19:59

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mbajtur me forcë në banesën e tij vëllanë dhe një shok të këtij të fundit, duke i kanosur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, 39-vjeçari dyshohet se hodhi sende të ndryshme nga dritarja e banesës dhe refuzoi t’u bindej urdhrave të policisë për t’u dorëzuar.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, ai u neutralizua dhe u vu në pranga, ndërsa personat që dyshohet se mbaheshin me forcë u nxorën nga banesa.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit