Transmetuar më 08-07-2026, 19:35

Një protestuese ka deklaruar se pjesëmarrja në protestën e zhvilluar në Tiranë i ka dhënë kurajë për të përballuar frikën dhe për të kërkuar reagim nga institucionet.

Në një prononcim për mediat, ajo kritikoi arrestimin e disa protestuesve, duke pretenduar se institucionet duhet të veprojnë ndaj përgjegjësve politikë dhe jo ndaj qytetarëve që protestojnë.

Protestuesja iu drejtua presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar prej tyre të marrin masa për, siç u shpreh ajo, mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit publik.

“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop. Dua t’u bëj një thirrje presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ramës i kemi bërë boll thirrje dhe nuk është përgjigjur. Për çfarë janë presidenti dhe GJK, për të mbrojtur Kushtetutën apo për ta hedhur poshtë? Në vend që të arrestohet Rama, arrestohen protestuesit dhe mbahen nën arrest 72 orë”, deklaroi ajo.

Deklaratat e saj vijnë në kuadër të protestave të fundit, ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë dhënë një reagim lidhur me këto pretendime.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit