

Një sipërfaqe me bimësi është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat.
Sipas informacioneve paraprake, përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren.
Në zonë janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zona të tjera.
Autoritetet dyshojnë paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Deri tani nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






