

Një 69-vjeçar nga fshati Shalës ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në një zonë malore, ku ndodhej duke kullotur bagëtitë.
Sipas informacioneve paraprake, Ismet Domeri dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar gjatë kohës që ndodhej në mal. Paraprakisht mendohet se temperaturat e larta mund të kenë ndikuar në incident, ndërsa rrethanat e plota mbeten objekt i verifikimeve.
I moshuari është gjetur nga persona që ndodheshin pranë zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Fillimisht, ai është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, 69-vjeçari ka pësuar trauma të rënda në kokë dhe në kraharor.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët vendosën transferimin e tij me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






