

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës, në Tiranë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, automjeti ka dalë jashtë korsisë së lëvizjes, duke u ndalur mbi ndarësen anësore të rrugës.
Paraprakisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






