Transmetuar më 08-07-2026, 16:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i Aleancës do të zhvillohet në Tiranë, duke e bërë Shqipërinë vendin mikpritës të një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të vitit të ardhshëm.

Pas konfirmimit të vendimit, kryeministri Edi Rama reagoi duke theksuar se organizimi i samitit përbën një dëshmi të besueshmërisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

"Po si thanë? Nuk do të bëhej samiti në Shqipëri? Kështu thanë, eee… Epo, ka ikur ajo kohë kur të tjerët bënin çfarë donin me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë", u shpreh Rama.

Mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë konsiderohet një moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, duke konfirmuar rolin e saj në Aleancë dhe besimin e partnerëve për organizimin e një eventi të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Samiti pritet të mbledhë në kryeqytetin shqiptar krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, së bashku me drejtuesit më të lartë të Aleancës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit