Transmetuar më 08-07-2026, 14:52

Një moment i veçantë gjatë fotos familjare në Samitin e NATO-s ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.

Gjatë pozicionimit të liderëve për fotografinë zyrtare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte vendosur në krah të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Në një çast, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duket se i tërheq vëmendjen presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke i treguar atletet e bardha karakteristike të kryeministrit shqiptar.

Nga pamjet e publikuara, Trump mbetet i përqendruar te fotografia zyrtare dhe nuk shfaq ndonjë reagim të dukshëm ndaj komentit apo gjestit të Rutte.

Edi Rama është bërë i njohur në samitet ndërkombëtare për stilin e tij të veçantë të veshjes, ku shpesh kombinon kostumin zyrtar me atlete sportive, një detaj që ka tërhequr vëmendjen edhe në takime të mëparshme të nivelit të lartë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit