Transmetuar më 08-07-2026, 14:15

TIRANË, 8 Korrik 2026 – Ish-banorja e "Big Brother VIP 3", Françeska Murati, ka reaguar me tone mjaft të ashpra dhe të drejtpërdrejta pas deklaratave të bujshme të gazetarit Elton Tozaj në emisionin “T7”. Ky i fundit aludoi se rikthimi i Françeskës në Shqipëri nuk lidhej me rërën apo diellin, por me ekzistencën e një "dashnori".

Reagimi i modeles nuk ka vonuar, duke zgjedhur hapësirën e komenteve në videon e publikuar nga televizioni në faqen zyrtare në Instagram për të shpërthyer ndaj gazetarit, të cilin e akuzoi për shpifje dhe kërkim vëmendjeje përmes mashtrimeve.

”Keni b*thë me fol atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marr pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime se s’keni këllqe me u marr me lajme të vërteta”, ka shkruar e revoltuar Françeska Murati.

Ky koment ka shkaktuar menjëherë një valë të madhe reagimesh, duke u shoqëruar me qindra pëlqime dhe debate të ashpra mes ndjekësve në rrjetet sociale. Ndërsa një pjesë e publikut ka mbështetur reagimin e prerë të ish-banores në mbrojtje të jetës së saj private, të tjerë kanë marrë anën e gazetarit, duke bërë që kjo përplasje publike të kthehet në kryelajmin e mediave rozë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit