Transmetuar më 08-07-2026, 11:28

ANKARA, 8 Korrik 2026 – Një incident i fortë diplomatik ka shënjuar punimet e samitit të 36-të të NATO-s që po zhvillohet në Ankara. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka akuzuar drejtpërdrejt vendin pritës, Turqinë, për "kërcënime të hapura lufte" ndaj shtetit grek, pavarësisht faktit se të dyja vendet ndajnë të njëjtën aleancë ushtarake.

Deklarata e ashpër e kreut të qeverisë greke erdhi fill pas takimit dypalësh mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Mitsotakis refuzoi të komentonte specifikisht mbi diskutimet për shitjen e mundshme të avionëve luftarakë amerikanë F-35 Turqisë, por u ndal te tensionet mes dy vendeve fqinje.

“Nuk do të komentoj për deklaratat e bëra më parë nga Trump dhe Erdogan. Aleanca duhet të bazohet në parimin themelor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Vendi im vazhdon të përballet me kërcënimin e hapur të luftës nga Turqia”, deklaroi Mitsotakis, duke nënvizuar se ndjeshmëria dhe siguria e të gjithë aleatëve të NATO-s duhet të merret parasysh me të njëjtën peshë.

Pavarësisht akuzave të drejtpërdrejta, kryeministri grek u përpoq të ulte tonet në mbyllje të fjalës së tij, duke u shprehur se çështjet e mbetura pezull mund dhe duhet të zgjidhen në frymën e bashkëpunimit. Ai shtoi se mbetet një avokat i përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe se vizitat në Ankara janë gjithmonë një mundësi për dialog konstruktiv.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit