

TIRANË, 8 Korrik 2026 – Një konflikt i rëndë brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një personi dhe arrestimin e një të mituri në kryeqytet. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 16-vjeçar, i cili akuzohet se ka qëlluar me thikë xhaxhain e tij pas një debati për motive banale.
Sipas të dhënave të para të hetimit, shkak i konfliktit ka qenë momenti kur xhaxhai ka kapur nipin e tij të mitur duke konsumuar një cigare hashash. Pasi ka konstatuar këtë fakt, i plagosuri ka vënë në dijeni babain e adoleshentit (vëllanë e tij). Ky veprim ka sjellë irritimin e 16-vjeçarit, i cili ka marrë një armë të ftohtë (thikë) dhe e ka qëlluar dy herë xhaxhain.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku sipas burimeve mjekësore ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, strukturat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit të mitur dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






