

TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites në pjesën tjetër të vendit.
Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në zonën e Alpeve reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 10m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






