Transmetuar më 07-07-2026, 23:14

Ankara, 7 korrik 2026 – Turqia ka prezantuar në kuadër të Samitit të NATO-s dronin e saj të ri luftarak pa pilot, të njohur si “Molla e Kuqe” (Kızılelma), duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve në aktivitetin e zhvilluar në Ankara.

Mjeti ajror pa pilot është projektuar për kryerjen e misioneve ushtarake ajër-ajër dhe ajër-tokë, duke u konsideruar si një nga projektet më të avancuara të industrisë turke të mbrojtjes.

Prezantimi i Kızılelma-s në samit vjen si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të ekspozuar kapacitetet e saj teknologjike në fushën e aviacionit ushtarak dhe sistemet pa pilot.

Droni është zhvilluar nga industria turke e mbrojtjes dhe përfaqëson ambiciet e Ankarasë për të zgjeruar rolin e saj në teknologjitë moderne ushtarake dhe aftësitë ajrore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit