Transmetuar më 07-07-2026, 23:40

Ankara, 7 korrik 2026 – Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan me udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, në kuadër të samitit të Aleancës që po zhvillohet në Ankara.

Samiti i NATO-s ka nisur më 7 korrik dhe do të vijojë edhe më 8 korrik, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve aleate për të diskutuar çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit brenda Aleancës.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi për të marrë pjesë në punimet e samitit. Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, u pritën zyrtarisht në Ankara nga presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij.

Gjatë zhvillimit të samitit, kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe të marrë pjesë në sesionet e punës me liderët e vendeve aleate.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit