

7 korrik 2026 – AF Elbasani nuk ka arritur të marrë fitoren në përballjen e parë ndaj BATE Borisov, në raundin e parë të Ligës së Konferencës, duke e mbyllur sfidën në barazim 1-1.
Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç kaloi e para në avantazh në "Elbasan Arena" falë golit të Ardit Nikajt në minutën 45+1. Sulmuesi përfitoi nga një asist i Hebajt për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin skuadrës shqiptare në përfundim të pjesës së parë.
Elbasani pati mundësi të dyfishonte rezultatin në pjesën e dytë, me Nikajn që rrezikoi sërish portën kundërshtare, por portieri i BATE Borisov reagoi duke mbajtur skuadrën bjelloruse në lojë.
Miqtë arritën të barazonin në minutën e 67-të. Rusakov shënoi për BATE Borisov, në një aksion ku topi përfundoi në rrjetë duke rikthyer baraspeshën në 1-1.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e fundit, rezultati nuk ndryshoi dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit.
Sfida e dytë mes BATE Borisov dhe AF Elbasanit do të luhet më 16 korrik, në orën 19:00, në Azerbajxhan.
AF Elbasani – BATE Borisov 1-1 Shënues: Nikaj 45+1’ / Rusakov 67’
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






