

7 korrik 2026 – Sulmuesi i Egjiptit, Mostafa Ziko, ka reaguar me tone të ashpra pas eliminimit të skuadrës së tij nga Kupa e Botës, duke pretenduar se gjykimi ndikoi në rezultatin e ndeshjes ndaj Argjentinës.
Ziko ishte një nga protagonistët e sfidës, pasi fillimisht iu anulua një gol, ndërsa më pas realizoi golin që e çoi Egjiptin në avantazhin 2-0. Megjithatë, Argjentina arriti të përmbyste rezultatin dhe të fitonte 3-2, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari egjiptian, i përlotur para kamerave, kritikoi ashpër vendimet e arbitrit.
“Ishim brilantë ndaj kampionëve në fuqi, por gjyqtari ishte qartësisht kundër nesh që nga fillimi i ndeshjes. Ai përpiqej vazhdimisht të na ndalte”, deklaroi Ziko.
Më tej, sulmuesi shtoi: “Urime Argjentinës për Kupën e Botës, turneu është i trukuar. Nuk kanë nevojë për asgjë tjetër. Gjyqtari ishte i padrejtë”.
Akuzat e lojtarit vijnë pas një sfide dramatike, ku Egjipti humbi avantazhin prej dy golash dhe u eliminua nga turneu pas golit të Enzo Fernández në minutat shtesë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






